E Shtunë, 31 Tetor 2026

Subashi: Po pengohen mediat për të ndjekur procesin e numërimit

Nënkryetarja e KQZ-së, Dëshira Subashi ka denoncuar pengesën që sipas saj u është bërë mediave për të ndjekur procesin e numërimit të votave.

Duke folur në një konferencë për shtyp, Subashi ka deklaruar se Kodi Zgjedhor i lejon mediave të ndjekin një proces të tillë.

“Sqaroj se në disa KZAZ mediat janë penguar për të ndjekur numërimin. Kodi Zgjedhor ka parashikuar që mediat nuk mund të pengohen në numërimin e votave, ka parashikuar që mediat të jenë në vendet e numërimit. Gjithashtu, Kodi i ka dhënë të drejtë medias që të jetë edhe si vëzhgues në një status tjetër, që ka të bëjë me akreditimin nga institucionet zgjedhore”, ka pohuar Subashi.

Sipas saj, kjo pengesë është ngritur qëllimisht për të penguar transparencën e rezultateve zgjedhore.
 

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›