Kodheli: PD-ja duhet t`i pranojë rezultatet pasi ka humbur

Partia Socialiste ka reaguar ndaj deklaratave të kryetares së Kuvendit Jozefina Topalli e cila i kërkoi kreut të PS-së Rama të deklarojë se do t`i njoh rezultatet e zgjedhjeve.
Në një konferencë për shtyp zëdhënësja e PS-së Mimi Kodheli deklaroi se ajo që duhet të deklarojë se pranon rezultatet është Partia Demokratike pasi është ajo që ka pësuar humbje të thellë.
“Pyetja nuk është a do të pranojë Rama fitoren e qartë por a do ta pranojë Berisha humbjen e thellë në kryeqytet dhe kudo në Shqipëri. A e dini se keni humbur 3 çerekun e bashkive dhe komunave, atëherë kush duhet ta pranojë rezultatin ju apo ne? theksoi Kodheli.
Më tej Kodheli theksoi se Edi Rama është 1243 vota përpara rivalit të tij ndërsa shtoi se Rama do të ketë fitore spektakolare të cilën ia kanë dhënë qytetarët e Tiranës me meritë të plotë.