Braçe: “KQZ-ja, të mbledhë tabelat” e të nxjerrë verdiktin

“Kryeministri Sali Berisha do të perballet me të gjthë qytetarët dhe deputetët”. Me anë të kësaj akuze, deputeti i Partisë Socialiste Erion Braçe, iu drejtua maxhoranës, sikundër dhe kryetarit të KQZ-së Arben Ristani, i cili po thyen të gjitha rregullat kushtetuese, duke cënuar kështu të gjithë të drejtat e qytetarëve.
Braçe shtoi më tej se deri në castin sa të dalë rezultati për Tiranën, asnjë nga deputetët nuk do të largohen nga ambientet e KQZ-së, ndërsa detyrimi ligjor per mbledhjen e tabelave të numërimit duhet të përmbushet sa më shpejtë.