Nikolla: "KQZ-ja është kthyer në vegël të Berishës"
Lindita Nikolla, kryetare e njësisë numër një në Tiranë, në një vijë mendimi sikundër dhe deputetë të tjerë të opozitës dhe mbështetës së kësaj force, deklaroi se të gjithë janë të vendosur për të parë votën e lirë dhe jo tjetërsimin e saj.
Për të, partia në fuqi kërkon të manipuloje votën, pasi është mjaftë e qartë se opozita është fitimtare.
Me një apel drejtuar maxhorancës, Nikolla theksoi se KQZ-ja është kthyer në një vegël të kryeministrit Berisha, duke cënuar kështu të drejtën e votës.