Rezultatet për Tiranën, situatë e tensionuar

Ende mbetet një situatë e ngirirë, kjo nga ora 13.30 min, transmetuar live në “Ora News”. KQZ-ja e cila çertifikon rezultatet për Tiranën ende mbetet pa vendim, ndërsa deputetë të opozitës, të vendosur si kurrë më parë, qëndrojnë në pritje të nje rezultati.
Në kohë reale, shumica e deputetëve të opozitës janë njohur me të gjithë të rejat e këtij procesi, ndërsa kanë njohur të gjithë publikun me kërkesat e tyre, duke shkaktuar kësisoj dhe një ngërc e një kaos. Tashmë, për rezulatatet perfundimtare, deputetët socialiste kanë deklaruar se nuk do largohen nga KQZ dhe do të ndjekin mbledhjen ndërkohë që kanë theksuar se KQZ po tenton nëpërmjet projektvendimit të ndryshojë vendimin e Tiranës.
Në pritje të një vendimi, një erë qetesie ka mbështjellë ambientet e KQZ-së, ndërsa ka qënë ora 16.00, në të cilën kreu i KQZ-së Arben Ristani është larguar nga ambjentet e KQZ-së, sikurse dhe anëtarët e e tjerë të KQZ-së. Situata mbetet e njëjtë, ndërsa deputetët socialistë vazhdojnë të qëndrojnë brenda ambjenteve të KQZ-së të vendosur, për të marë start mbledhja e KQZ-së.