E Diel, 1 Nëntor 2026

Brace Lulzim Basha shqiptari qe nuk duhet te kete 28 Nentor

Pavaresia dhe lirimi

Ekskluziviteti i Pavaresise dhe aktualizimi i saj nga politika si mjet per protagonizem ka lene ne hije si rrallehere festen e lirimit nga pushtuesit nazifashiste. Ka lene ne hije por me sa duket nuk e ka fshire nga kujtesa e te gjitheve perderisa perdorimi politik ne kete rast synon asgjesimin e faktit historik. Nje shqetesim te kesaj natyre ngre deputeti socialist Erjon Brace i cili sheh te ndalimi i festimeve te 29 Nentorit nje rast te qarte sesi homologimi ne veprime nxit perjashtimin. Axhenda e nje neofashisti Ne Tirane ndalohet te festohet lirimi prej fashizmit Perse Une besoj sepse ai vrau me 21 janar si fashist shkrua Brace ne profilin e tij ne Facebook. Me teper sesa ndaj Kryeministrit Sali Berisha akuza ndalet te kryebashkiaku Lulzim Basha ish-minister i Brendshem me 21 janarin e vitit 2010 kur me urdher te tij kater qytetare te pafajshem shqiptare u vrane ne nje ngjarje qe eshte zbardhur ne mendjen e te gjitheve por jo ne proceduren hetimore tanime teresisht e pavlere. Por akuza per kryebashkiakun e Tiranes qe sipas socialistit ka vendosur te kaloje ne heshtje festen e lirimit shkon edhe me tej dhe lidhet me shperdorimin e madh per dekorin e Tiranes pas te cilit fshihet nje tjeter perfitimi ekonomik abuziv. Qe ketej ngjashmeria me rrugen Durres-Kukes apo korrupsionin patriotik risillet ne vemendje ndaj nje prej njerezve kryesore te Partise Demokratike e qe u votua me shume nga te gjithe ne kryesine e saj. Ky njeri nuk di te vjedhe ndryshe vetem me simbole Rruga e Kombit festa e Kombit Beson se mund te fshehe vjedhjen pas patriotizmit Edhe hajdut edhe patriot Lulzim Basha njeri nga shqiptaret per te cilet sduhet te kete 28 Nentor vijon Brace.

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›