E Shtunë, 31 Tetor 2026

Brace-Naco debate per lejet koncensionare

Rikthehen debatet politke për praktikat koncensionare të hidrocentralave. Ministri i Energjetikës, Nasip Naço në një interpelancë të kërkuar nga deputeti i majtë, Erjon Braçe deklaroi se po bëhet gjithçka për të thjeshtuar procedurat e lejeve koncensionare, me qëllim nxitjen e sa më shumë investimeve private në këtë sektor.
Ndërkaq, nga ana e tij deputeti Braçe pretendoi se dhënia e lejeve koncensionare ka bërë përfitues persona që kanë lidhje me njerëzit në pushtet.
Dhënia e lejeve koncensionare për hidrocentralet ka qenë disa herë në qendër të debateve mes palëve politike. Ministria e Energjetikës ka lëshuar leje ndërtimi për më tepër 300 HEC-e private me kapacitet gjenerues të vogël dhe të mesëm në të gjithë vendin. Aktualisht, rreth 40 prej tyre janë në funksionim të plotë dhe 30 të tjerë pritet të fillojnë së shpejti nga puna.

Më shumë nga Ekonomia

Të gjitha ›