Rritja e temperaturave ul konsumin e energjise ne vend
Konsumi i energjisë ka rënë ndjeshëm, me rreth 4milionë kilovat orë, si pasojë e ngritjes së temperaturave. Nëse disa ditë më parë, kur temperaturat shënuan nivle ekstremisht të ulta, konsumi arriti në nivelin maksimal prej 26 milionë kilovat orë. Sipas informacioneve zyrtare, një ditë më parë konsumi shënoi nivelin 22 milionë kilovat orë. Kjo dëshmon se rreziku për të mos plotësuar kërkesën për energji nuk ekziston më. Megjithëse, në periudhën e alarmit autoritet qeveritare deklaruan se nevojat për konsumin e energjissë do të plotësohen dhe ky produkt do të blihet nga vendet e e huaja me çdo cmim. Për këtë arsye, qeveria akordoi për Koorporatën Elektroenergjetike një fond prej 2 miliardë lekë, nga kontigjencat buxhetore.
Ndërkaq, KESH vijon prodhimin normal të energjisë dhe rezervat ujore kanë rezultuar të mjaftueshme për prodhimin e energjisë. Tashmë, nevoja për prodhimin e energji në vend është më e ulët se më parë. Kështu, nga 14 milion kilovat orë, tashmë është i mjaftueshëm një prodhim energjie prej 10 milionë kilovat orë, pasi pjesa tjetër për të plotësuar konsumin prej 22 milionë kilovat orë, importohet. Importi i energjisë po bëhet nga KESH dhe CEZ, ku ky i fundit kryen edhe importin më të madh të energjisë, prej rreth 80 për qind të totalit.
Ndërkaq, raportohet se deri tani niveli i ujit në hidrocentrale vijon të jetë konstat që prej disa ditësh, pra me rritje shumë te ulëta.