E Shtunë, 31 Tetor 2026

KE parashikon tkurrje te ekonomise

Komisioni Evropian ka parashikuar se ekonomia e Eurozonës do të tkurret me 0.3 % në vitin 2012. Në parashikimin e tij të mëparshëm në nëntor, KE tha se ekonomia do të rritet me 0.5 për qind. Komisioni ka parashikuar se blloku prej 17 vendesh do të përballet me një recesion të butë por vihen re edhe shenja të stabilizimit.
Komisioni ka parashikuar gjithashtu se prodhimi i brendshëm bruto i 27-vendeve të BE-së do të jetë i pandryshuar gjatë 2012. Pengesa më e madhe në ekonominë e Eurozonës është Greqia, e cila parashikohet të ketë një rënie prej 4.4% të prodhimit gjatë këtij viti.
Greqia dhe Portugalia ishin të vetmet ekonomi, për të cilat Komisioni kishte parashikuar tkurrje në parashikimet e nëntorit.
Belgjika, Spanja, Italia, Qipro, Holanda dhe Sllovenia tani janë shtuar në këtë listë. Olli Rehn, komisioneri evropian për çështjet ekonomike dhe monetare, është shprehur:
“Për sa i përket tregjeve financiare, ato mbetet ende të brishta, por sërish ka shenja stabilizimi. Edhe pse rritja ka ngecur, ne po shohim shenja të stabilizimit në ekonominë evropiane".
Por Rehn tha se shumë nga hapat që po merren në Europë që po kufizonin deri tani rritjen ekonomike jane thelbësore për stabilitetin e ardhshëm financiar.
Spanja pritet të shenojë tkurrje të ekonomisë prej 1% kete vit, por komisioni paralajmëroi se nëse qeveritë nuk vazhdojne me shkurtimet e shpenzimeve, ekonomia do të vazhdojë të tkurret.

Më shumë nga Ekonomia

Të gjitha ›