Konflikti, policët shqiptarë ndaluan në kufi kunatin e Venizelos
Në konfliktin e djeshëm mes Shqipërisë dhe Greqisë, ndërsa u vendos reciproriteti për disa orë nga ana e palës sonë, policët shqiptarë kanë ndaluar hyrjen në kufi të kunatit të ministrit grek të Jashtëm, Evangelos Venizelos.
Sipas gazetës Dita, gjatë bisedës me policët njeriu i afërt i diplomatit grek i ka sqaruar policët shqiptarë se shuma e parave që i kërkonin si garanci e kishte në kartë krediti por nuk është marrë në konsideratë nga pala shqiptare. Më pas çështja është bërë e bujshme, pasi ministri i Jashtëm grek ka telefonuar konsullin grek në Gjirokastër, duke i kërkuar zgjidhjen e menjëhershme të situates./b.l