Brace Shqiperia transaksione me serbe e malazeze per armet

Ka nisur ne Parlament seanca plenare e radhes e cila do te zhvillohet sipas rregullores se re te miratuar disa dite me pare. Ne te shqyrtohet p/ligji Per ratifikimin e marreveshjes ndermjet Keshillit te Ministrave te Republikes se Shqiperise dhe Agjencise se NATO-s per mirembajtjen dhe furnizimin per demontimin e municioneve.
Ne fjalen e tij deputeti i Partise Socialiste Erion Brace e cilesoi marreveshjen shume te rendesishme. Me 15 mars humben jeten 26 shqiptare te ndershem e te pafajshem gra e femije. Marreveshja deshmon se sa mundesi kishte qe procesi i demontimit te mos binte ne duar kriminale. Ata kane demonstruar se pendim nuk ka. Te gjithe ndertuan nje organizate kriminale e fitimprurese. Pas miratimit te kesaj marreveshjeje shqiptaret do te ndihen me te sigurt. Me tej Brace permendi me radhe emrat e te gjithe viktimave te Gerdecit duke theksuar se vdekja e tyre do te ishte evituar nese kjo marreveshje do te realizohej para 15 marsit te 2008-s.
Deputeti i PS u shpreh i shqetesuar per perfshirjen e Shqiperise ne transaksione te armeve e municioneve. Kam dokumente qe deshmojne se keto transaksione kane per ndermjetes shtetas serbe e destinacioni here eshte Libia e here Irani. Ai citoi raporte te OKB sipas te cilave Shqiperia pervec marredhenieve tregtare per armet ka dhe marreveshje per dergimin e parave ne zonat e nxehta si Jemen e Libi.
Brace tregoi gjithashtu dokumente ku deshmohet se si Ministria e Mbrojtjes ne vitin 2007 ka pasur nevoje per eksploziv C4 i cili u importua nga Irani.
Ne fund te fjales se tij Brace tha se Marreveshja qe miratohet sot eshte nje ane por nuk u jep zgjidhje transaksioneve me shtetas malazeze e boshnjake qe po perdorin Shqiperine per te furnizuar diktatoret e Lindjes.
Ne vijim ministri i Mbrojtjes Arben Imami ne pergjigjen e tij ndaj Braces tha se sot diskutohet per marreveshjen dhe jo per te shkuaren.