Profili i vrasesit kosovar te dy piloteve amerikane
UPDATE-Dy pilote amerikane jane vrare dje dhe nje tjeter po lufton per jete pasi nje kosovar sulmoi autobusin e tyre ne aeroportin me te ngarkuar ne Gjermani ku dyshohet se ka punuar.
Zyrtaret thane se sulmuesi i identifikuar si Arid Uka 21 thirri slogane islamike para se te hape zjarr.
Nje person i katert eshte plagosur lehte dhe ai po trajtohet ne Kliniken Spitalore Universitare.
Nje zyrtar gjerman deklaroi per Fox News Channel se nje pilot po pinte cigare kur sulmuesi nxori armen dhe e qelloi.
Zyra Federale gjermane kunder krimit ka marre informacione se sulmuesi 21 vjecar nga Kosova ka pasur kontakte me persona te lidhur me grupe radikale islamike transmeton DNA
Sipas raporteve profili i tij ne Facebook ka qene i lidhur me ueb faqe qe propagandojne ide radikale islamike
Sulmuesi i cili raportohet se kishte nje thike dhe nje pistolete pas vrasjes se ushtarit qe po qendronte para autobusit hyri ne te dhe qelloi shoferin para se te kapej nga policia njoftoi zyrtari.
Axha i te dyshuarit Rexhep Uka 70 tha se Aridi ka lindur dhe eshte rritur ne Gjermani dhe ishte nje mysliman i devotshem i cili punonte ne aeroport.
Ai tha se gjyshi i Ukes ishte imam ne nje xhami ne fshatin Zhabar afer Mitrovices ne Kosove transmeton Daily Mail.
Murat Uka i cili e identifikoi veten si ati i sulmuesit tha se e vetmja gje qe dinte per djalin e tij ishte se nuk kishte shkuar ne pune dje.
Aeroporti i Frankfurtit refuzoi te komentoje nese i dyshuari punonte aty. Ky eshte aeroporti i dyte me i madh ne Evrope pas atij te Parisit i cili perdoret ne menyre rutinore nga ushtare amerikane te vendosur ne Gjermani per ardhje dhe shkuarje.
Televizioni amerikan ABC News raportoi se sulmuesi me rastin e hapjes se zjarrit kishte thirrur Allahu Ekber.
Ai thuhet se ka shtene nente here para se te kapej nga policia.
Zedhenesi i policise se qytetit Manfred Fllhardt tha se ne autobus kishte pilote te Ekipit te Forcave te Sigurise qe sapo kishin arritur nga baza Lakenheath ne Angli.
Autobusi ishte bere gati te nisej per ne bazen ushtarake amerikane ne Ramstein disa kilometra ne jugperendim te Aeroportit te Frankfurtit.
Mendohet se rreth 15 ushtare ishin ne autobus.
Presidenti i Shteteve te Bashkuara Barack Obama ka denuar sulmin.
Dua qe cdokush ta kuptoje se nuk do te leme asgje pa bere derisa te mesojme si ndodhi ky akt i tmerrshem. Do te punojme me autoritetet gjermane per te siguruar qe te gjithe autoret do te dalin para drejtesise tha Obama.
Kancelaria gjermane Angela Merkel denoi sulmin dhe e quajti incident te tmerrshem.
Do te bejme gjithcka qe eshte e mundur per te zbuluar se cka ka ndodhur u zotua ajo. Ajo i shprehu ngushellime viktimave dhe familjeve te tyre.
Ne aeroporti taksisti Salimi Seraidon tha ishte rreth 180 metra larg kur ndodhi sulmi dhe se gjithcka kishte ndodhur shume shpejte. Ne degjuam vetem te shtenat tha ai.
Te pakten nje plumb kishte shpuar dritaren e autobusit ne te cilin ishin pilotet amerikane te cilet ishin te veshur me rroba civile.
Shumica e tyre kerkuan keshilla psikologjike pas sulmit.
Ne SHBA anetari i Kongresit republikani Patrick Meehan tha se Washingtoni e konsideron kete sulm terrorist.
Vetem vitin e kaluar Ministria e Brendshme ne Berlin kishte ngritur gatishmerine per nje sulm terrorist pas marrjes se informacioneve se al-Qaeda po planifikonte nje gjakderdhje per shkak te perfshirjes se Gjermanise ne Afganistan.
Sulmi me i rende kunder ushtareve amerikane ne Gjermani ishte me 1986 kur nje bombe u vendos ne nje disko ne Berlin. Dy ushtare u vrane se bashku me nje turke dhe 230 persona u plagosen. SHBA-ka kishte fajesuar Libine per kete sulm.
Besohet se rreth 40 mije ushtare amerikane jane te vendosur ne Gjermani ne 50 baza.
Autoritetet ne Gjermani po hetojne rastin ndersa bashkepunimin per te sjelle informata per kryesin e vepres e kane shprehur edhe mekanizmat pergjegjes ne Prishtine.
Dyshimet per ekzistimin e nje prapavije terroriste te rastit thuhet se jane pjese e ketyre hetimeve. Mirepo ende mbetet e pasqaruar se kush ne fakt eshte Arid Uka.
Policia e Kosoves njoftoi se bazuar ne informatat qe ka Arid Uka ka lindur me 8 shkurt te vitit 1990 dhe se eshte nga Mitrovica. Zedhenesi i Policise se Kosoves Brahim Sadriu tha se hetimet preliminare kane perjashtuar nderlidhjen e Ukes ne vepra terroriste ne Kosove.
Ne kemi bere verifikimin ne sistemin tone informativ te policise dhe i njejti nuk ka lene te jete i regjistruar ne regjistrat tane per veprime anti-terroriste ne Kosove deklaroi Sadriu duke mos mundur te jape detaje se me ke ka jetuar Arid Uka ne Gjermani dhe se kush nga familjaret e tij ka mbetur ne Kosove.
Megjithate Sadriu tha se ne ditet ne vijim Policia e Kosoves do te jete e gatshme te nxjerre informata shtese per sulmuesin per tua ofruar ato ne baze te kerkeses autoriteteve ne Gjermani.
Momentalisht nuk kemi ndonje informacion per kete ceshtje por ndoshta ne te ardhmen ne formen e bashkepunimit me autoritetet e Gjermanise mund te kete veprime te tjera. Por meqe vepra ka ndodhur ne Gjermani pa kerkesen e autoriteteve gjermane nuk mund te veprojme theksoi Sadriu.
Pavaresisht paqartesive qe kane te bejne me identitetin dhe motivin e sulmuesit kosovar si shenje solidarizimi me familjaret e viktimave nje grup studentesh te Universitetit te Prishtines ndezen qirinj para Teatrit Kombetar te Prishtines.
Atyre iu bashkengjit ne kete aktivitet edhe ministri i Jashtem i Kosoves Enver Hoxhaj.
Permes ketyre qirinjve ne solidarizohemi me popullin amerikan dhe ushtaret amerikane qe jane ushtare te lirise se Kosoves tha Hoxhaj.