Qeveria shperndan 100 milione leke per bashkesite fetare
TIRAN- Buxheti i shtetit paguan 100 milione leke per komunitetet fetare ne vend. Qeveria miraton per te dytin vit radhazi kuoten e percaktuar per secilin komunitet pas nenshkrimit te marreveshjes midis bashkesive fetare dhe qeverise per financimin nga buxhteti i shtetit te nje pjese te shpenzimeve te tyre.
Sipas marreveshjes kater komunitetet fetare me te rendesishme ne vend do te marrin financime te pervitshme nga buxheti i shtetit. Shuma e miratuar dje me vendim qeverie do te perdoret per investime ne ndertimin e objekteve te kultit per financimin e shkollave fetare dhe pagat e mesuesve qe japin mesim ne to si dhe per punonjesit e administrates.
Sipas marreveshjes se firmosur gjate vitit te shkuar qeveria merr persiper te paguaje edhe faturen financiare te legalizimit te objekteve te kultit. Nderkohe me ligjin e miratuar dy vjet me pare qeveria synon uljen e varesise se komuniteteve fetare nga financimet e huaja.
Komuniteti Mysliman shqiptar do te perfitoje rreth 31.6 milione leke. Nga keto rreth 16.7 milione leke parashikohet te perdoren per financimin e pagave te punonjesve te administrates se ketij komuniteti 10.3 milione leke per financimin e pagave te arsimtareve qe japin mesim ne shkollat fetare ndersa 4.5 milione leke do te perdoren per ndertimin dhe mirembajtjen e objekteve te kultit. Ne lidhje me kete te fundit disa nga vendet ku eshte parashikuar te nderhyet jane Tropoja komuna Shupenze ne Bulqize komuna erme ne Lushnje si dhe Komuna Roshnik ne Berat.
Per sa i perket Kishes Ortodokse ajo do te marre ne total 26.2 milione leke. Rreth 21.66 milione leke do te perdoren per financimin e pagave te punonjesve te administrates dhe 4.56 milione leke per financimin e pagave te arsimtareve qe japin mesim ne shkollat fetare.
Kisha katolike do te marre nga buxheti i shtetit rreth 25.87 milione leke 4.3 milione nga te cilat do te perdoren per financimin e pagave te administrates dhe 21.5 milione per pagat e arsimtareve qe japin mesim ne shkollat fetare. Kryegjyshata Boterore Bektashiane perfiton shumen 16.2 milione leke ku pjesa me e madhe shkon per mirembajtjen e objekteve te kultit ndersa pjesa tjeter per pagat e administrates. Fondet e percaktuara per secilin komunitet do te ndahen nga Ministria e Kultures Rinise dhe Sporteve.