E Shtunë, 31 Tetor 2026

Braçe: Turpi ishte Atifetja e Kosovës!

Deputeti socialist, Erjon Braçe është shprehur i mllefosur me, siç ka thënë ai, festën e pushtetarëve në Tiranë.

“’Shekulli i Mbrapshte’ u mbyll denjësisht sot në Tiranë”, kështu ka ironizuar Braçe në profilin e tij në Facebook.

Ai e ka lavdëruar festën në Vlorë, pasi që atje qeverisin socialistët.

Në Vlorë: Ceremonia e orës 10.00 ishte e vetmja e organizuar nga Qeveria;

“Në të pashë: - ceremonia e ngritjes se flamurit dhe nderimit të Ismail Qemalit u vonua; Presidenti priti Topallin që u vonua, priti Berishën qe u stervonua; por turpi që Atifetja e Kosovës, e cila u rreshtua para flamurit kur që kënduar gjysma e himnit; - protokolli ishte banal, ambasadorë e deputetë të opozitës që ë ngjeshën në një cep rojet e dy palë presidentëve, dy palë kryeministrave, dy pale kryeparlamentarëve, aq as si hodhën të ftuarit nga shkallët; kryeministri theu çdo rregull moral të festës kur përshëndeste me dy gishta turmën, aq sa një pjesë e saj e fërshëlleu”, shkruan ndër tjerash Braçe”, transmeton ORAinfo.

Më shumë nga Kosova

Të gjitha ›