E Shtunë, 31 Tetor 2026

Simbolikisht bëjnë bashkimin kombëtar

Dy grupe njerëzish nga Kosova dhe Shqipëria të prirë nga kreu i Aleancës Kuq e Zi, Kreshnik Spahiu, si dhe nga kryetari i Fondit për Bashkim, Ibish Hetemi, duke marshuar nga të dy anët e kufirit, janë takuar dhe përqafuar si vëllezër pikërisht në mes të dy pikave kufitare Kosove-Shqipëri, në Morinë, duke shënuar kështu edhe simbolikisht bashkimin kombëtar, raporton Express.

Pas pak çastesh pritet të fillojë edhe ceremonia zyrtare e organizuar nga Aleanca Kuq e Zi, ku pritet edhe simbolikisht të thyhet muri ndërmjet këtyre dy shteteve shqiptare/Indeksonline/
 

Më shumë nga Kosova

Të gjitha ›