E Diel, 1 Nëntor 2026

Braçe u përgjigjet ricikluesve të plehrave: Ju kam në listë, ua di lidhjet ekonomike dhe politike. Do përballemi patjetër

Deputeti socialist, Erjon Braçe, ka reaguar në lidhje me akuzat e ricikluesve të plehrave, të cilët shpreheshin se shpresonin që Braçe të mos flasë në emër të PS-së. Sipas Braçes, ai flet në emër të socialistëve, qytetarët që përfaqëson. Ndërkohë, ai ka ironizuar me kreun e PS-së, Edi Rama dhe Erion Veliajn, duke thënë se në emër të PS-së flasin këta të fundit.

Tregëtarët e importit të plehrave(mbetje i quajnë ata) kundër Erjon Braçes.

Epo shyqyr!Poku ishit fshehur më parë? Tani që morët lejet e para u bëtë publik, siç jeni, serb, turq, belg, italianë etj tej?

Ju njoh të gjithëve, ju kam në listë, ua di lidhjet ekonomike dhe politike. Do përballemi patjetër.

Si thoni, “shpresojmë që Erjon Braçe të mos flasë në emër të PS-së”?

Qenkeni në një mendje me Atë në PS!

Një përgjigje kam:

Unë flas në emër të socialistëve, qytetarëve që përfaqësoj. Interesi I tyre është Shqipëria pa plehra, vendi dhe importi.

Në emër të PS-së flet kryetari Edi Rama dhe ndonjëherë edhe Erjon Veliaj, shprehet deputeti socialist.

Më shumë nga Sociale

Të gjitha ›