E Shtunë, 31 Tetor 2026

Fansat po e braktisin, Madonna-n e fishkëllejnë në koncert

Madonna po i provon të gjitha për të mbajtur fansat pranë. Por duket se nuk e ka të lehtë. Pasi dështoi në një koncert në Angli, ajo u fishkëllye në një koncert në Paris. Edhe pse fansat kishin paguar bileta nga 250 euro e sipër, ata mbetën të pakënaqur pasi këngëtarja performoi për vetëm 45 minuta. Për më ajo foli për 15 minuta për politikë në skenë.

Ajo komentoi që nga sulmet që i ka bërë djathtistja Marine Le Pen e deri krizën greke.

Unë do ndjek rrugën e Napoleonit sepse mendoj se jam revolucionare, tha ajo.

Një fans tha se ishte e tmerrshme. Shkuam në një koncert, jo në një takim të OKB-së.

Dikush nga stafi i këngëtares tha se ajo nuk ka ndërmend të censurojë artin e saj. Më mirë të anulojë një koncert, se ta bëjë këtë, tha ai.

Më shumë nga Sociale

Të gjitha ›