Brad Pitt shpërngulet në Britani

Brad Pitt dhe familja e tij mund të shpërngulen në Britani të Madhe sepse aktori pritet të fillojë xhirimet e vazhdimit të filmit “World War Z”.Ylli amerikan dhe partnerja e tij, aktorja Angelina Jolie, mund të shpërngulen në Angli së bashku me gjashtë fëmijët e tyre pasi është raportuar se projekti i filmit me zombi është gati. Vitin e kaluar familja qëndroi në një vilë 10 milionë funtëshe në Surrey, afër Londrës, pasi Angelia ishte duke xhiruar filmin “Maleficent” derisa Brad filmoi skenat për “The Councelor” dhe disa pjesë të filmt “World War Z”. Ndërsa tani thuhet se ata janë duke kërkuar një shtëpi në zonën e njëjtë.
“Brad dhe Angelina janë duke bërë plane për vitin e ardhshëm dhe janë duke kërkuar për pronë. Ata do të dëshironin të qëndronin në Surrey si në herën e parë”, ka thënë një burim për gazetën “The Sun”.
Brad si duket është mësuar me jetën larg shtëpisë së tij, sepse ai është duke planifikuar të qëndrojë në Londër edhe gjatë fundit të këtij viti, sepse pritet të xhirojë filmin “Fury”.
Ndërkohë, filmi i tij i fundit “World War Z” deri më tani ka mbledhur mbi 500 milionë dollarë në mbarë botën. Duke u bërë kështu filmi më fitimprurës i Brad Pittit./Indeksonline/