E Diel, 1 Nëntor 2026

Vazhdon gjykimi ndaj Mujës dhe pesë drejtorëve

Procesi gjyqësor ndaj Kryetarit të Prizrenit, Ramadan Muja dhe pesë drejtorëve të tij, do të vazhdojë. Është paralajmëruar që ne seancën e sotme do të dëgjohen dëshmitarët, transmeton KTV.

Një ditë më parë, Prokuroria ka prezantuar disa dokumente si prova kundër Mujës dhe të tjerëve, e në bazë të cilave ajo pretendon se zyrtarët komunalë kanë tejkaluar kompetencat e tyre. Avokati Ruzhdi Berisha tha se bëhet fjalë për disa dokumente të marra nga organet komunale. “Janë dokumente të cilat janë marrë nga organet komunale që janë përpiluar gjatë kohës së rregullimit të çështjes, ose të transferit të pasurisë ose lidhjes së kontratave të njërës apo tjetrës kompani me organet e komunës”, ka thënë Berisha./Indeksonline/ 

Më shumë nga Kosova

Të gjitha ›