Brad Pitt shpëton një grua gjatë xhirimeve
Kohëve të fundit Brad Pitt ka qenë shumë i angazhuar me rolin e heroit jo vetëm në xhirime, por edhe në jetën reale.
Aktori 47-vjeçar ka qenë duke xhiruar për filmin e tij të ri World War Z në Glasgow të Skocisë, ku një turmë prej më shumë se 700 vetash ishte grumbulluar në sheshin George për të filmuar skena terrori nga invazioni i mumjeve. Por tmerri u shndërrua i vërtetë kur një grua rrëshkiti dhe turma e mori përpara duke e shkelur!
Gruaja e befasuar e ka gjetur veten pranë Pittit i cili po e ndihmonte të ngrihej. Nga shoku që pësoi nga ky incident nuk mundi as ti thoshte faleminderit aktorit të famshëm që e mori në krah dhe e largoi nga turma. Por sigurisht që ajo ka shfrytëzuar mediat kryesore për ti përcjellë atij falenderimet që i shpëtoi jetën.
Pitt nga ana e tij është treguar mjaft modest duke mos i bërë reklamë vetes me këtë gjest heroik.
Aktori do të qëndrojë me gruan e tij Angelina Jolie dhe gjashtë fëmijët e tyre edhe për disa javë të tjera në Skoci, deri sa ai të përfundojë me xhirimet për filmin World War Z.