E Shtunë, 31 Tetor 2026

Hajneshat e Estradës

Sot nuk është një lajm se kush nga estrada po vjedh, por duhet që të zbulosh nga janë duke vjedhur. Nuk janë vetëm këngët që ata frymëzohen nga to, por tashmë edhe stili dhe videoklipet. Nga Express më 28 gusht 2011 në ora 18:27

Këngëtarët e estradës në mbarë trojet shqiptare ende po vuajnë nga kopjimet që po ua bëjnë këngëtarëve të ndryshëm. Përpos muzikës, ata tani kanë filluar që të kopjojnë edhe stilet e këngëtareve të huaja, kryesisht këngëtareve serbe dhe atyre angleze. Edhe pse janë të bukura, sa vlen kjo kur ato mundohen që të duken si një këngëtare serbe apo edhe si ndonjë këngëtare angleze?

Kështu, në tri spotet e reja – tri këngëtarët superseksi të Shqipërisë, Çiljeta Xhilaga, Rozi dhe Zajmina duken si këngëtaret serbe Seka Aleksic dhe Jelena Karleusa.
Përveç këngëve dhe klipeve, të cilat i kopjojnë gati 100%, kanë filluar të vjedhin edhe idenë për paraqitje skenike e veshje. Nga imazhet që kemi siguruar, Rozana Radi është duke punuar një videoklip të ri në të cilin do të shfaqet me shami në kokë, ndërsa disa javë më herët të njëjtën gjë e ka bërë edhe Çiljeta Xhilaga në duetin e realizuar me Vanin, në të cilin shfaqet shumë sensuale, por po ashtu me shami në kokë.

Pas disa hulumtimeve që bëri gazeta Panorama, doli që një gjë të këtillë e praktikon këngëtarja serbe Seka Aleksic. Por, Seka ka problem me flokët e saj dhe për shkak se e kishte këtë problem doli me shami, një stil që i kishte hije dhe që shumë femra në Serbi e adhurojnë atë. Nuk dihet nëse kanë të njëjtin problem si Seka edhe Çiljeta me Rozin.

Kalojmë te shalqiri. Një frutë që edhe emrin e ka seksi, mund të transformohet në një minë me sahat në gojën e një femre po ashtu seksi, prandaj dhe Zajmina nuk i ka rezistuar dot shalqirit dhe e ka dashur se s’bën në klipin e saj të ri. Por, edhe shalqiri na doli ide e vjedhur, pavarësisht se edhe ne shqiptarët kemi një jetë që e hamë. Gjatë hulumtimeve u zbulua se shalqirin e paska ngrënë serbja Jelena Karleusa
E krejt në fund nuk duhet të harrojmë mjeshtren e hajnive në stil. Ajo quhet Dafina Zeqiri – Daffy.

Pas kopjoi stilin e Rihannas, Beyonces, Alicey Keys, etj në fund e gjeti këngëtaren që është hit në tërë Britaninë, Jessie J. Këtë Daffy e ka zgjedhur pasi që shqiptaret pak e njohin Jessien, por Daffy po e kopjon edhe një këngëtare daneze me emrin Medina. Kërkoni vetë, hulumtoni dhe do të gjeni plot kopjime të stilit nga Dafina. Po, cili është stili i këtyre këngëtareve? Më mirë të flasin ato vetë.

Më shumë nga Sociale

Të gjitha ›