E Diel, 1 Nëntor 2026

DASH jep 1 milion dollarë për dy militantë të Al-Kaedas

Departamenti amerikan i shtetit ofron shpërblimin prej 1.2. milionë dollarësh për informacionet që kanë të bëjnë me dy personat që përshkruhen si anëtarë të një rrjeti të Al-Kaedas, që vepron në Iran.
 

Departametni i shtetit tha se ata janë faktorët kyç që ndikojnë në dërgimin e ekstremistëve në Irak dhe Afganistan.
 

Në deklaratën e shtetit thuhet se 7 milionë dollarë ofrohen për informacione lidhur me Muhsin al-Fadhli dhe 5 milionë të tjera për informacione për Adel Radi Saqr al Wahabi al-Harbi.
 

Gjithashtu DASH ka ngrirë të gjitha pasuritë e Al-Harbit në SHBA dhe gjithashtu ua ndalon qytetarëve amerikanë përfshirjen në transaksione me të. Nga ana tjetër, ndaj Al-Fadhliut nuk janë marrë sanksione të tilla.
 

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›