E Shtunë, 31 Tetor 2026

Brahimi: Kriza në Siri po përkeqësohet

Takimi i sotëm në Damask ishte i pari që kur zoti Brahimi mori detyrën e të dërguarit të posaçëm të Kombeve të Bashkuara dhe të Lidhjes Arabe. Takimi u zhvillua ndërsa ka pasur njoftime për përleshje të reja mes forcave siriane, atyre rebele dhe civilëve në periferi të Damaskut dhe në Aleppo.

I dërguari Brahimi u tha gazetarëve se do të bëhen përpjekje të mëdha për t’i dhënë fund konfliktit, por se kriza siriane tani përbën kërcënim për mbarë rajonin dhe botën. Qeveria siriane thotë se forcat e saj luftojnë kundër terroristëve islamikë.

Media siriane citoi presidentin sirian Asad t’i ketë thënë zotit Brahimi se krizës mund t’i jepet fund vetëm nëse vendet që financojnë dhe stërvisin terroristët, i japin fund kësaj.

                                                                                             2012-09-15 18:49
   

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›