E Shtunë, 31 Tetor 2026

Elbasan, arrestohet pedagogu i Gazetarisë, Isidor Koti

Operacioni i koduar “Integriteti”, përfundoi me arrestimin në flagrancë të shtetasit Isidor Koti, lindur në viti 1982 ne Gjirokastër dhe banues në Tiranë, pedagog i gazetarisë, në Universitetin “Aleksandër Xhuvani” Elbasan. Arrestimi  i tij u krye në afërsi të Universitetit “Aleksandër Xhuvani” Elbasan, ne momentin e marrjes së parave nga studente të ndryshëm të lëndës së gazetarisë.

“Theksojmë se pedagogu linte edhe takime jashtë orarit mësimor me studentë të Universitetit A.Xhuvani. Në cilësinë e Provës materiale iu sekuestruan, sasia e parave prej: 34.000 (tridhjetë e katërmijë) lekë te reja, 50.000 (pesëdhjetëmijë) lekë të reja,  300 (treqind) euro”, bëri me dije policia lokale, duke theksuar se operacioni vazhdon me hetimin e rasteve të tjera.

Ky shtetas akuzohet për veprën penale “Korrupsion pasiv i personave që ushtrojnë funksione publike”. Materialet procedurale do t’i kalojnë Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Elbasan për veprime të mëtejshme. /Start/

                                                                                             2012-09-15 16:47
   

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›