E Shtunë, 31 Tetor 2026

Hetimet ndaj Ilir Xhakjës nga Prokuroria e Krimeve të Rënda

Ai akuzohet për vrasjen e shefit të komisariatit të policisë së Shijakut, Adem Tahiraj.

Ai është marrë në pyetje gjatë ditës së sotme, ndërsa të hënën pritet të merret një vendim nga Gjykata e Krimeve të Rënda për të vendosur për masën e sigurisë. Ndërkohë, policia vazhdon kërkimet për arrestimin e nipit të Xhakjes, Oltion Krasnaj i dyshuar si bashkëpunëtor në krim. Ilir Xhakja ka deklaruar në polici se nipi i tij nuk është përfshirë në krim, por fillimisht ai ka debatuar me shefin e komisariatit, për të shkuar më pas edhe vetë Xhakja. Pas krimit, ata janë larguar me automjetet e tyre.

 Aktualisht, i arrestuari mbahet i izoluar në ambientet e sigurisë së lartë në drejtorinë e policisë së Durrësit prej nga do të transportohet në Gjykatën e Krimeve të Rënda në Tiranë. Nga ana tjetër, Këshilli i Lartë i Drejtësisë, ka nisur hetimet me inspektorët për të zbardhur proceset gjyqësore në ngarkim të Xhakjës, i cili akuzohet edhe për një sërë krimesh të tjera të ndodhur më parë, por që çuditërisht ndodhej në shtëpi, pa u dënuar për to edhe pse akuzat ishin për vrasje. /Start/

                                                                                             2012-09-15 17:40
   

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›