Brahimi takohet me Lavrov Apel per nje zgjidhje politike

Ministri i jashtëm rus Sergei Lavrov ka deklaruar se është ende e mundshme një zgjidhje e negociueshme për konfliktin në Siri. Por i dërguari special i OKB-së dhe i Ligës arabe lakdar Brahimi është shprehur se situata mbetet ende dramatike në vend, përderisa nuk është nënshkruar një marrëveshje.
"Jemi të të njëjtit mendim kur themi se situata në Siri është shumë e komplikuar. Numri i viktimave civile në vend sa vjen e rritet. Por mbetemi ende të bashkuar në mendimin se ka ende mundësi për një zjidhje politike dhe është detyra jonë e përbashkët që të bëjmë maksimumin për ta arritur këtë. Lavrov dhe Brahimi nuk kanë deklaruar asnjë iniciativë të re pas bisedimeve në Moskë. Brahimi ka shtuar se dy vendet e para që preken nga kriza siriane janë Jordania dhe Libani pasi ata nuk mund të përballojnë më fluksin e refugjatëve që largohen nga lufta. Lavrov vendi i të cilit ka bllokuar përpjekjet perëndimore dhe arabe për të ushtruar presion ndaj Asadit ka përsëritur se largimi i Asad nuk mund të jetë një kusht për procesin politik.
“Për sa i përket Asad ai në cdo moment e ka bërë të qartë se nuk ka ndërmend të largohet nga posti i tij për asnjë arsye dhe se do të qëndrojë në krye të vendit deri në fund. Pra nuk ka asnjë mundësi për të ndryshuar këtë pozicion”
Ai gjithashtu ka kritikuar qëndrimin e opozitës siriane e cila nuk ka pranuar që të ulet në bisedime me presidentin Asad duke thënë se kjo e conte situatën në një pikë të vdekur.