Shpifjet e Balles ne gjykate reagon Shkelzen Berisha

Pas akuzave të bëra prej deputetit Taulant Balla, se djali i kryeministrit është konsulent i kompanisë që fitoi tenderin e hidrocentraleve, zhvilluar pak ditë më parë. Z. Shkëlzen Berisha sqaron nëpërmjet një njoftimi për mediat se ky deklarim i deputetit socialist është një mashtrim që sipas tij vjen si një shërbesë ndaj kryetarit socialist Edi Rama. Me këtë këndvështrim ai i kërkon Z.Rama, që autoritetin me të cilin detyron përditë z. Balla të shpifë, ta përdorë për ta bindur ate të mos i shmanget si frikacak procesit gjyqësor që ka nisur ndaj tij për shpifje në Gjykatën e Tiranës.
Më tej në deklaratë, Shkëlzen Berisha, sqaron se detyrimi i tij ligjor është të depozitojë çdo vit deklarimin e tij të pasurisë në ILDKP, i cili verifikohet dhe kontrollohet nga ky institucion, që ndër të tjera përcakton nëse është vënë ose jo në konflikt interesi. Këto ditë, thuhet ne njoftim, ILDKP, i dha përgjigje publike shpifësve Rama – Balla, duke certifikuar pas kontrollit, korrektësinë dhe mungesën e konfliktit të interesit në aktivitetin e tij privat. Përvec kësaj djali I kryeministrit, Shkëlzen Berisha thekson se ka çelur një padi gjyqësore, duke i mundësuar Z.Rama dhe Balla të provojnë mashtrimet e tyre para institucioneve të drejtësisë.