E Diel, 1 Nëntor 2026

Brahja: Në Ersekë marrim 3 pikëNë ndeshjen e fazës së parë të zhvilluar në Laç, dy skuadrat u ndanë me barazimin 1-1.

Rrjetet sociale:

(ALBANIA SPORT) – Laçi barazoi pa gola në shtëpi në ndeshjen e fundit me Skënderbeun, por në transfertës e Ersekës kundër Gramozit bardhezinjtë synojnë fitoren.

PREMTIMI I KAPITENIT
Kapiteni i Laçit, Julian Brahja (29 vjeç, 2 gola këtë sezon), nuk ishte pjesë e skuadrës në dy ndeshjet e fundit, ato kundër Tiranës e Skënderbeut, por ai është në dispozicion të trajnerit Stavri Nica për transfertën kundër Gramozit. “Ne do të shkojmë në Ersekë me te vetmin qëllim, për të marrë fitoren”, - tha Brahja për “Panorama Sport”. Në ndeshjen e fazës së parë të zhvilluar në Laç, dy skuadrat u ndanë me barazimin 1-1. Laçi ka pikë 13 pikë pas 12 javëve (vendi i 8-të), ndërkohë që Gramozi ka grumbulluar 11 pikë (vendi i parafundit).

LAÇI
12 gola/ 7 futbollistë
3: Arlind Nora
2: Valdano Nimani
2: Juljan Malo
2: Julian Brahja
1: Ervis Kaja
1: Emiljano Veliaj
1: Tefik Osmani (Tirana, autogol)

Numri i klikimeve - 1255
  E Enjte, 03 Dhjetor 2009
 

Më shumë nga Sporti

Të gjitha ›