Sulaj: Bakaj, vetëm në një top-klubPresidenti i Dinamos mohoi ardhjen e sulmuesit kroat Pero Pejiç

Rrjetet sociale:
(ALBANIA SPORT) – Presidenti i Dinamos, Besnik Sulaj, deklaroi se Elis Bakaj, golashënuesi më i mirë i kampionatit, mund të largohet nga blutë vetëm nëse e kërkon një klub i madh.
CMIM I LEVERDISHËM
Dinamo gjatë presidencës së Sulajt ka fituar dy tituj kampionë, trofeun e 16-të (2001-2002) dhe të 17-të (2007-2008). Presidenti i kryesuesve aktualë të Superligës (32 pikë, në 12 javë të luajtura) tha se Bakaj (8 gola këtë sezon) nuk është në shitje: “Vetëm për një klub të madh e jap dhe sigurisht me një çmim të leverdishëm”. Sulaj mohoi ardhjen e sulmuesit kroat Pero Pejiç, ish-lojtar i Dinamos në sezonin 2007-2008: “Nuk e marrim për shkak të numrit të huajv në ekip”. Dinamo aktualisht ka në gjirin e saj pesë të huaj, aq sa është dhe limiti i lejuar nga FSHF-ja: 3 argjentinas, një serb dhe një senegalez.
Numri i klikimeve - 1395
E Enjte, 03 Dhjetor 2009