Mustafai: Jo pa pikë nga KavajaBesa është ekipi i vetëm që ka mundur Shkumbinin në Peqin

Rrjetet sociale:
(ALBANIA SPORT) – Barazimi në Peqin ndaj Gramozit (1-1) u cilësua si një humbje në kampin e Shkumbinit, por përpara sfidës së vështirë me Besën në Kavajë djemtë e Miles besojnë se do të dalin me të paktën një pikë.
DUHET DHE FAT
Besa është ekipi i vetëm që ka mundur Shkumbinin në Peqin (1-2) e që provokoi edhe dorëheqjen e ish-trajnerit Gugash Magani. Sulmuesi i talentuar i Shkumbinit, Erjon Mustafai (4 gola këtë sezon), pohoi se ndaj Besës së vendit të duhet shumë përqendrim nga ana e lojtarëve. “Të paktën për të marrë një barazim të mundshëm, duke shpresuar që dhe fati të jetë në anën tonë”, -tha lojtari i Kombëtares U-31 për gazetën “Sport Ekspres”, i cili shënoi edhe golin e vetëm të peqinasve në humbjen e fazës së parë.
SHKUMBINI
11 gola/ 4 futbollistë
5: Roland Dervishi
4: Erjon Mustafaj
1: Endri Bakiu
1: Ilirjan Çaushaj
Numri i klikimeve - 1256
E Enjte, 03 Dhjetor 2009