Braho: Ndryshimet ne sistemin zgjedhor, do t'i mbeshtesim
Levizja Socialiste per Integrim do te mbeshtese ndryshimet ne sistemin zgjedhor, te miratuara nga Kuvendi, pak dite me pare. Nje fakt i tille u be dje i ditur per gazeten nga deputeti i kesaj partie, Spartak Braho. Sipas tij, LSI do te jete e gatshme te ulet ne tryezen e diskutimeve, sa i takon kesaj ceshtjeje. Por, koha e fillimit te ketyre diskutimeve duket e larget. Duke u ndalur ne kete ceshtje, Braho theksoi se "ne jemi te gatshem dhe do te japim kontributin tone ne perkthimin e ndryshimeve te miratuara ne Kuvend, lidhur me sistemin zgjedhor. Por koha se kur do te filloje kjo pune ende nuk eshte e percaktuar". Njekohesisht, po ne kete linje, Braho vuri ne dukje faktin se "komisionit te posacem per reformen zgjedhore i ka mbaruar afati, ndaj duhet te ngrihet nje komision i ri, i cili te jete i mandatuar per realizimin e plote te reformes zgjedhore". Nje gatishmeri e tille e ardhur nga Levizja Socialiste per Integrim, sipas tij, vjen per faktin se momentalisht, bazuar mbi ndryshimet e bera, kjo parti nuk sheh asnje cenim te interesave te saj partiake, lidhur me garen e ethshme te vitit 2009. Megjithate mbetet per t'u pare menyra e saktesimit ne kodin elektoral, per lejimin apo jo te aleancave parazgjedhore.
O.XH
O.XH