Meta me kreret vendore te LSI per protesten
Kryetari i Levizjes Socialiste per Integrim, Ilir Meta, mblodhi dje, ne nje takim, kryetaret e rretheve te kesaj partie. Ne qender te ketij takimi organizativ ishte pikerisht iniciativa e ndermarre nga kjo parti per te organizuar ne date 10 maj protesten kunder qeverise dhe Kryeministrit Berisha. "Vendi eshte ne situaten me kritike qe nga vitet 1997, ndaj me 10 maj Shqiperia do te ngrihet kunder pucit", vleresoi Meta. Sipas tij, opozita e vertete nuk do te bashkohet me Berishen ne asnje rast, por do te bashkohet ne nje force te vetme dhe te vrullshme kunder pucit te organizuar nga lidershipi i dy partive te medha, PS-PD. "Te kapurit do t'i mbeten ne dore Saliut. Saliu nuk e kap dot opoziten, pasi me ne jane te gjithe shqiptaret e ndershem. Me ne nuk jane vetem te kapurit, ndaj fitorja jone eshte fitorja e demokracise dhe nuk do te ndalet nga askush. Pertej te majtes dhe te djathtes eshte oligarkia", vuri ne dukje Meta, gjate fjales se tij. Nderkohe, nga ana e tyre kreret e LSI-se shprehen gatishmerine dhe vendosmerine e tyre kunder ndryshimeve kushtetuese dhe hyrjes se tyre ne fuqi, duke deklaruar se do te mbeshtesin dhe do te bashkohen ne thirrjet per referendum dhe do te marrin pjese ne mitingun e 10 majit.
O.XH
O.XH