E Hënë, 2 Nëntor 2026

Braktisi foshnjën e porsalindur duke e lënë në ballkon, fëmija ndërroi jetë! Arrestohet e reja nga Indonezia në Tiranë

Ayu Putri është indoneziania 20- vjeçare e arrestuar nga efektivë të komosariatit nr 1 në Tiranë, e akuzuar për “Vrasja e foshnjës”. Vajza indoneziane lindi fëmijën e saj 2 muaj më parë dhe e braktisi, duke e lënë në ballkon.

Ajo kishte ardhur në Shqipëri disa muaj më parë, bashkë me shoqet e tjera, me të cilat jetonin në një ambient të marrë me qira. Ato punonin pastruese nëpër lokale në kryeqytet.

Në kohën që ka ardhur nga Indonezia ka qenë 5 muajshe shtatëzënë, dhe në muajin tetor e kanë kapur kriza të stresit dhe pas lindjes e ka braktisur fëmijën në banesë.

Vajzat e tjera kanë njoftuar pronarin e shtëpisë dhe më pas policinë. Pasi është marrë foshnja, është dërguar në spital, por fatkeqësisht ndërroi jetë më pas.

Fillimisht për shkak të gjendjes së fëmijës, për nënën që e braktisi, nisi vetëm hetim në gjendje të lirë, ndërsa tashmë ndaj saj u lëshua urdhër ndalimi.

Njoftimi i Policisë:

Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Nr. 1 kanë ndaluar një shtetase të huaj, A. P., 20 vjeçe, pasi Gjykata ka dërguar urdhrin e ndalimit ndaj saj. Sipas njoftimit zyrtar, e reja dyshohet për veprën penale “Vrasja e foshnjës”.

Ndërhyrja e policisë u krye në zbatim të vendimit gjyqësor, ndërsa autoritetet kanë nisur procedurat përkatëse ligjore. Materialet procedurale i janë referuar Prokurorisë së Tiranës për veprime të mëtejshme.

Më shumë nga Kronika

Të gjitha ›