Branka: “Interi, përsëri më i forti”
Interi nuk arriti t’i përgjigjet fushatës shpërthyese në merkaton e verës nga Milani. Drejtuesit e klubit zikaltër vendosen që të ecin përpara me grupin e futbollisteve që realizoi suksesin e pabesueshëm sezonin e kaluar, duke fituar tre trofe. Por ndoshta mund të operohet në merkaton e janarit dhe pse tekniku spanjoll Rafa Benitez kërkoi diçka pas barazimit 0-0 me Bolonjën. Ende mbijeton fantazma “Murinjo”. Strategjia ka ndryshuar me ardhjen ne drejtimin e Interit të Rafa Benitezit. Interi në merkaton e verës ishte thuajse “zero” përforcim. Murinjo mori çfarë ai kërkoi, ndërsa Rafa Benitezi dështoi në “piketimet” që bëri: Maskerano, Dirk Kajt apo Diego Forlan. Duhet të kënaqet me Kutinjon, Bibianin dhe Ranokian. Klubi nuk i dha asnjë dorë mbështetëse teknikut spanjoll. Presidenti Morati pranon se “Milani me Ibraimoviçin dhe Robinjon është një skuadër e bukur, me sulm të jashtëzakonshëm dhe tani rivaliteti me Interin është më në fund real”. Nga ana e tij drejtori sportiv i Interit, Branka hyn në detaje për të shpjeguar perse Interi dhe në ekstremin e fundit të kohës, nuk i dhuroi diçka Rafa Benitezit. “Futbollistë që realisht mund të forconin Interin nuk kishte në merkaton e verës. Fabregas dhe Shvainstager, duke sjellë një shembull nuk mund te bliheshin, ishte e pamundur”, - pohoi Branka për faqen e “Corriere dello Sport. 22 milionë euro për Maskeranon, si mesfushor mbrojtes, por me kualitet ishin shumë. I njëjti diskutim dhe për Dirk Kajt, 30 vjeç, për të cilin kërkoheshin 16 milionë euro, plus bonuset. Le të shikojmë një fakt të mëparshëm. Një vit më parë në blemë 15 milionë euro Shnajderin. Dhe Benitez ishte i mendimit se Dirk Kajt kushtonte shumë. Interi ndihet përsëri shumë i fortë dhe këtë gjë do ta demonstrojë dhe në sezonin e ri”.
2 Shtator 2010