E Diel, 1 Nëntor 2026

Branko Ivankoviç, trajneri i Maqedonisë?Komplikohet edhe më shumë çështja “Branko Ivankoviç”, kandidati potencial për të marrë vendin vakant të Kombëtares shqiptare, të lënë bosh nga holandezi Ari Han. Federata Shqiptare e Futbollit (sipas med

“Zyrtare: Maqedoni, Ivankoviç, trajneri i ri i Kombëtares”. Lajmi është publikuar nga faqja e specializuar në merkato, italiania tuttomercatoëeb.it, ndërkohë që faqja zyrtare e Federatës Maqedonase e Futbollit, ende nuk ka publikuar ndonjë komunikatë zyrtare.

Komplikohet edhe më shumë çështja “Branko Ivankoviç”, kandidati potencial për të marrë vendin vakant të Kombëtares shqiptare, të  lënë bosh nga holandezi Ari Han.

Në fakt, edhe vetë mediat elektronike maqedonase i referohen faqeve të huaja në lidhje me emërimin e kroatit në postin e kryebankinës së vendit fqinjë.

Maqedonasja “Sportdenes” i referohet gjërësisht gazetës së njohur franceze, “L’Equipe”, ndërkohë që lajmi i zyrtarizimit të Branko Ivankoviçit (i pëlqyer edhe nga Oto Bariçi) në vend të Sreçko Katanecit u publikua në orët e vona të ditës së enjte (30 pril, ora 23:34) edhe në faqen e njohur Soccerëay.com.

Federata Shqiptare e Futbollit (sipas medieve shqiptare ofroi më shumë para se ajo maqedonase) nuk jep asnjë koment në lidhje me fatin e negociatave.

Branko Invakoviç, i cili mbërriti në Tiranë (ditën e mërkurë) së bashku edhe ish-trajnerin e Dinamos, Zlatko Daliç, bisedoi me bosin e futbollit shqiptar, Armand Duka, pasi më parë kishte konsumuar një takim me atë maqedonas, Harallamb Haxhi-Retski (ne foto me te).

Ish-trajneri i Iranit (2003-2006) testoi brenda pak orësh (të së njëjtës ditë) dy federatat fqinje në lidhje me ofertën financiare e kushtet e punës, por në mënyrë diplomatike kërkoi tri ditë kohë të mendohej.

Koha e përgjigjes së tij ndaj FSHF-së sonë skadon të shtunën, ndërkohë që mediat ndërkombëtare e kanë “emëruar” atë si trajner të Maqedonisë.

Lajmi ne faqen italiane Tuttomercatoweb.it

UFFICIALE: Macedonia, Ivankovic nuovo c.t.
01.05.2009 16.30 di Fabrizio Zorzoli  articolo letto 54 volte
Dopo le dimissioni di Srecko Katanec, la federazione macedone ha comunicato il nome del nuovo commissario tecnico. Si tratta dell'allenatore croato Branko Ivanković.

Lajmi ne faqen franceze Lequipe.fr

Foot - MAC - Ivankovic, nouveau sélectionneur
Le technicien croate Branko Ivankovic est le nouvel homme fort de la sélection de Macédoine. Il remplace Katanec qui a récemment démissionné. Assistant du sélectionneur croate pendant la Coupe du monde 1998, il a ensuite pris en main Hanovre et l'Iran. Il était récemment en poste au Dinamo Zagreb.

Lajmi ne faqen soccerway.com

Ivankovic takes over at FYR Macedonia

Croatian Branko Ivankovic is the new manager of the FYR Macedonia national team, replacing Katanec who left the job last month.

Ivankovic began his managing career in 1991 and has since coached clubs as NK Varteks, Hannover 96 and NK Dinamo Zagreb. At the international level, the manager led Iran from 2003 to 2006.

At FYROM, Ivankovic faces the tough task of giving the side new motivation and hope for a World Cup berth.

The Macedonians are currently in fourth place in Group 9 of the European World Cup qualifiers, at four points from second-placed Scotland. FYROM do have a game in hand.

Ivankovic should make his debut in a home match with Norway on June 6th.

E Premte, 01 Maj 2009  

Më shumë nga Sporti

Të gjitha ›