Evropa sytë nga El Clasico, Real Madrid-Barcelona
Madrid - Gjithë vëmendja e opinionit sportiv evropian është e përqendruar nga super sfida e kësaj mbrëmjeje mes Realit të Madridit dhe Barcelonës. Kjo përballje është vendimtare për emrin e skuadrës e cila do të shpallet kampione në Spanjë.
Barcelona ndodhet me katër pikë më shumë se madrilenët, dhe një fitore e këtyre të fundit do të rihapte gjithçka në luftën për titull, dhe e kundërta do t’i jepte fund kësaj lufte. Vendasit e drejtuar nga Huando Ramos kanë tetë ndeshje rresht që marrin vetëm fitore në "Berbabeu", duke shqetësuar seriozisht kundërshtarin Frenk Rajkard.
Barcelona vjen nga ndeshja e lodhshme e mesjavës përballë Çelsit në "Kamp Nou", përballje e cila përfundoi në barazim 0-0. Në takimin e kësaj mbrëmjeje në dyshim për Barçën është vetëm francezi Tierri Henri, i cili u dëmtua në ndeshjen e mesjavës. Por, gjithsesi sulmuesi udhëtoi me pjesën tjetër të ekipit.
Barcelona ndodhet në krye të kampionatit spanjoll me 82 pikë. Ndërsa, Reali ndodhet në kuotën e 78 pikëve pas 33 javësh.
Super përballja e kësaj mbrëmjeje pritet të nisë në orën 20:00.