Brataj: 11 të lënduar nga zjarri, një grua ka pësuar djegie rreth 15%

TIRANË, 14 prill /ATSH/ Drejtori i Urgjencës Kombëtare, Skënder Brataj, bëri të ditur se 11 persona janë lënduar nga zjarri që përfshiu një pallat në kompleksin Arlis në Tiranë.
Në një prononcim për mediet, Brataj, theksoi se të lënduarit janë jashtë rrezikut për jetën. Ai bëri të ditur një grua e ka pësuar djegie rreth 15% dhe është shtruar në repartin e djegieve plastike, ndërsa të tjerët janë intoksikim nga tymrat dhe lëndët kimike.
“Janë 11 persona të lënduar nën total, nga të cilët janë shtruar 6, 4 tek Toksikologjia, 1 tek urgjenca, 1 është shtruar në repartin e djegieve plastike. Kanë shkuar 5 tek djegiet plastike nga të cilët 1 i shtruar dhe 4 janë kthyer në banesë.
“I vetmi person i shtruar që ka djegie rreth 15% është jashtë rrezikut për jetën, është djegie në shpinë, ndërsa të tjerët janë intoksikim nga tymrat dhe lëndët kimike. Është një grua rreth të 50-tave. Në këtë moment nuk kemi asnjë kod të kuq apo rrezik për jetën për pacientët që janë shtruar”, tha Brataj.
Sipas tij, personat e shtruar “janë më shumë për observim, pasi ka pasur lëndë kimike nga zjarri ose llojet e tymrave që janë prezentë. Duhet të jenë në vëzhgim edhe për disa orë të tjera”.
/m.q/a.f/