Zjarri te “Arlis”, Sula ngre grup pune për kontrollin e bizneseve në ambientet e kompleksit

TIRANË, 14 prill /ATSH/ Inspektori i Përgjithshëm, Dashnor Sula, ka ngritur një grupe pune për verifikimin e plotë të rrethanave të zjarrit që përfshiu një pallat në kompleksin “Arlis” pranë Farmacisë 10 në Tiranë.
Inspektori i Përgjithshëm njoftoi se grupi i punës do të kontrollojë nëse aktivitetet ekonomike në ambientet e kompleksit kanë qenë në përputhje me kushtet teknike dhe ligjore, si dhe nëse sistemet e sigurisë (alarmet, pajisjet e shuarjes, sinjalistika dhe daljet e emergjencës) kanë qenë funksionale dhe të mirëmbajtura.
Inspektorati i Përgjithshëm do të bashkëpunojë ngushtë me institucionet përgjegjëse dhe do të ndërmarrë të gjitha masat që parashikojnë ligjet përkatëse.
/m.q/a.f/