E Shtunë, 31 Tetor 2026

Droge nga Lazarati per gjimnazin e Lushnjes

Gjashte kilograme marijuane e sekuestruar nga policia e Gjirokastres ne pranga jane vene dy te rinj nga Lushnja te cilet kishin blere lenden narkotike ne Lazarat dhe do ta shisnin ne ambientet shkollore

Placka e marre ne Lazarat do te shperndahej tek te rinjte ne nje nga shkollat e mesme te Lushnjes por postblloku i policise qe i ka kerkuar hapjen e bagazhit te makines duket se i ka prishur planet dy trafikanteve te cilet i kane dhene gaz edhe me shume BMW-se per tu larguar. Policia e Gjirokastres ka organizuar menjehere operacionin e drejtuar nga drejtori dhe nendrejtori i policise se qarkut ku pas nje pune intensive ka bere te mundur prangosjen dhe nje sasi prej 6 kilogram lende narkotike kanabis sativa. Lajmi eshte konfirmuar dje nga zedhenesi i policise se qarkut Gentian Mullai sipas te cilit rreth ores 21.00 te se enjtes specialistet e Sektorit kunder Narkotikeve kryen arrestimin e Andjol Ismailit 26 vjec dhe te Stavri Nallbanit 27 vjec te dy nga Lushnja. Policia ka sekuestruar gjithashtu 6 kilograme marijuane ndersa nga veprimet e para hetimore rezultoi se dy autoret e kishin blere lenden narkotike ne Lazarat dhe do ta shisnin ne ambientet shkollore ne rrethin e Lushnjes.

Nga te dhenat e policise per kete ngjarje mesohet se rreth ores 20.00 te se enjtes duke levizur nga Gjirokastra ne drejtim te Fierit me automjetin tip BMW me targa LU 0703 C qe drejtohej nga Andjol Ismaili autoret jane ndaluar nga ana e punonjesve te policise ne postbllokun e policise ne vendin e quajtur Volksvagen ne aksin rrugor Gjirokaster -Tepelene ne dalje te qytetit Gjirokaster. Ne kete kohe policia rrugore i ka kerkuar dokumentacionin drejtuesit te automjetit i cili ia ka dhene menjehere dhe ne momentin qe Specialisti i Sektorit kunder Narkotikeve qe ishte ne perberje te postbllokut i ka kerkuar drejtuesit te automjetit te hapte bagazhin Andjol Ismaili menjehere eshte larguar me shpejtesi me automjet duke rrezikuar jeten e punonjesve te policise ne postobllokun e policise. Mullai tha se punonjesit e policise jane vene ne ndjekje te tij ku ne ndihme te tyre kane shkuar te gjithe specialistet e Sektorit kunder Narkotikeve si dhe Patrulla e Pergjithshme te drejtuara nga drejtori dhe zv.drejtori i policise se qarkut.

Sipas te dhenave mesohet se drejtuesi i automjetit ne ecje e siper ka hedhur nga dritarja e automjetit ne ane te rruges ne dalje te Viroit nje qese te madhe plasmasi te fashuar me leter natriban dhe ka vazhduar levizjen me shpejtesi ne drejtim te Subashit. Sipas ketyre te dhenave mesohet gjithashtu se duke pare qe po i ndiqte policia poshte fshatit Mashkullore keta shtetas kane devijuar nga rruga kryesore duke futur makinen ne nje are ku e kane braktisur dhe te dy jane larguar me shpejtesi ne drejtim te malit duke perfituar edhe nga erresira.

Mullai ka sqaruar ne kete pike se nga ana e policise eshte bere menjehere rrethimi i zones dhe pas nje ore ndjekje Specialistet e Sektorit Kunder Narkotikeve duke perdorur edhe mjetet speciale te vezhgimit kane bere te mundur kapjen e dy autoreve. Pas kapjes se dy te dyshuarve policia tha se nga keqyrja e qeses se plasmasit rezultoi se ne brendesi te saj kishte lende narkotike marijuane ne formen e boces gjithsej 6 kilograme. Nga veprimet e para hetimore rezultoi se keta shtetas e kishin blere lenden narkotike ne Lazarat dhe do ta shisnin ne ambientet shkollore ne rrethin e Lushnjes. Lenda narkotike dhe automjeti jane sekuestruar ne cilesine e proves materiale.

Te arrestuar

Andjol Ismaili 26 vjec

Stavri Nallbani 27 vjec

Sekuestruar

6 kg marijuane

BMW me targa LU 0703 C

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›