E Shtunë, 31 Tetor 2026

Shqiperia miliarda euro per menaxhimin e ujerave

Nje projektligj per menaxhimin e ujerave ne vend planifikon miliarda euro per administrimin e tyre. Ministri i Mjedisit Fatmir Mediu prezantoi dje kete projektligj i cili synon shfrytezimin racional me eficience te larte te burimeve ujore dhe trajtim korrekt te ujerave te ndotur. Ministri tha Nje vemendje te madhe i kushton ligji i ri Strategjise Kombetare te Ujerave regjistrit te ujerave apo kadastres qe ka munguar deri me sot dhe sigurisht planeve te menaxhimit te baseneve te lumenjve ku perfshihet edhe perballimi i permbytjeve. Me projektin e BB-se ministria po punon per nje strategji dhe regjistrin e ujerave kadastra dhe disa plane menaxhimi me BB INPAEL etj. Ky ligj percakton se Sek. Tek. i KKU eshte autoriteti qe krijon administron dhe miremban Regjistrin e Ujerave. Ministria e Mjedisit aktualisht po punon per ti dhene net nivel qendror ne strukturen e ministrise rolin dhe peshen qe i takon sektorit te ujerave dhe sekretariatit teknik te KKU-se me krijimin e nje drejtorie te pergjithshme te ujerave e cila do te luaje rol koordinues ne nivel qendror duke u bere garant i miremenaxhimit te integruar te burimeve ujore ne vend.

Më shumë nga Sociale

Të gjitha ›