E Shtunë, 31 Tetor 2026

Braun kërkon rrugët e kapërcimit të krizës ekonomike

Londër - Kryeministri britanik, Gordon Braun, deklaron se në samitin e G20-s do të hartohet një propozim për të garantuar kreditimin e tregtisë ndërkombëtare.

"Në samitin e G20-s do të hartohet një propozim konkret për rivëninen në punë të kreditimit në mbështetje të operacioneve të import-eksportit. -shprehet Braun për gazetën italiane ‘Il Sole 24 Ore’. -Rifillimi i tregëtisë është thelbësor në këto momente, kjo për të gjitha shtetet, por veçanërisht për vendet në zhvillim”.

Samiti i G20-s do të zhvillohet në Londër më 2 prill. Gjatë këtij samiti do të diskutohet për kapërcimin e krizës ekonomike, më e rënda që prej vitit 1939.

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›