Ivanov kryeson garën presidenciale në Maqedoni
Shkup - Në Maqedoni, pas numërimit të pjesshëm, jo zyrtar të votave, profesori i shkencave politike, Gjorgji Ivanov, kandidati i partisë më të madhe të vendit VMRO DPMNE, kryeson garën presidenciale, por jo me numrin e nevojshëm të votave për të shmangur balotazhin. Pas tij është kandidati i Lidhjes Social Demokrate, Lubomir Fërçkovski. Rezultatet përfundimtare pritet të shpallen sot dhe balotazhi, në se është i nevojshëm, është në plan të zhvillohet më 5 prill.