E Shtunë, 31 Tetor 2026

Gazetaret e arrestuara çohen në Phenian për hetim

Seul - Dy gazetaret amerikanë të arrestuara javën e kaluar nga rojet koreanoveriorë janë transferuar në Phenian për t’u marrë në hetim. Lajmin për transferimin e gazetareve, të cilat u arrestuan në kufirin me Kinën, e bën publik sot gazeta vendase, Joong Ang Ilbo, duke cituar burime të shërbimeve sekrete.

Gadishulli Korean ndodhet në tension të lartë, ku Korea e Veriut akuzon Shetet e Bashkuara dhe Korenë e Jugut për zhvillimin e manovrave ushtarake. Ndërkohë, Pheniani vazhdon përgatitjet për lëshimin e një rakete me rreze të largët veprimi.
Zyrtarë të Departamentit të Shetit deklarojnë se Uashingtoni zyrtar ka kontaktuar me autoritetet koreanoveriore, dhe i ka kërkuar atyre lirimin e menjëhershëm të dy gazetareve.

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›