E Diel, 1 Nëntor 2026

Braun propozim për ndalimin e garës bërthamore

Braun bëri thirrje për një "epokë të re bashkëpunimi" për të zgjidhur një sërë problemesh, që variojnë nga ekonomia te ndryshimi i klimës. Në një artikull të botuar në gazetën "New York Times", Braun shkruan se një marrëveshje e re për mospërhapjen e armëve bërthamore ishte urgjente.
     
"Në këtë fazë, Britania e Madhe propozon një marrëveshje të re dhe gjithëpërfshirëse për frenimin e përhapjes së teknologjisë bërthamore, lejimin e shfrytëzimit të energjisë paqësore bërthamore me anë të një banke ndërkombëtare uraniumi për shtetet që heqin dorë nga armët bërthamore aktuale dhe ato të së ardhmes, së bashku me reduktimin e arsenaleve të shteteve që zotërojnë armë të tilla", deklaroi Braun.

Thirrja e tij pasqyron propozimin e kreut të Agjencisë Ndërkombëtare për Energjinë Atomike (IAEA) për një bankë ndërkombëtare për uraniumin.

                                                                                             

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›