Kina merr masa kundër shiut me rastin e 1 tetorit
Autoritetet e shtetit komunist do të dislokojnë një numër të paprecedent mjetesh për të garantuar normalitetin gjatë festimeve të 1 tetorit në Pekin.
Të paktën 18 aeroplanë do të përdoren për të lëshuar produkte kimike për shpërndarjen e shiut në atmosferë, ndërsa “48 automjete kundër mjegullës” do të përdorin mjete të ngjashme në aeroportet e kryeqytetit, njoftoi e përditshmja "Global Times".
Parada e parë ushtarake brenda 10 vjetësh, një parakalim i të paktën 100 000 trupave dhe një spektakël fishekzjarrësh gjigantë do të karakterizojnë ceremonitë festive me rastin e 60-vjetorit të shpalljes së Republikës Popullore të Kinës nga Mao Ce Duni në sheshin Tiananmen, në qendër të Pekinit.