E Shtunë, 31 Tetor 2026

Brammerc ne Bosnje

Kryeprokurori i Hages, Serzh Brammerc do te nise sot nje vizite tre ditore ne Bosnje Hercegovine. Ne Sarajeve Brammerc do te takohet me zyrtare vendas dhe perfaqesues nderkombetare rreth bashkepunimit dhe realizimit te planit per te perfunduar punen ne Hage. Po ne fund te ketij muaji Brammerc do te vizitoje Beogradin dhe Zagrebin me qellim pergatitjen e nje raporti per Keshillin e Sigurimit ne OKB. Data konkrete se kur Brammerc do te vizitoje Beogradin,ende nuk behet e ditur por ne bisedimet me autoritetet serbe, kryeprokurori i Hages do te diskutoje ne lidhje me masat qe duhen ndermarre per te arrestuar dy te shume kerkuarit Ratko Mladic dhe Goran Haxhic. Ne Beograd ne nje prononcim per agjensine e lajmeve Tanjug, kryesuesi i komitetit kombetar per bashkepunimin me tribunalin e Hages, Rasim Ljajic tha se te gjithe obligimet kundrejt kesaj gjykate duhet te perfundojne ne fund te vitit dhe se po behet e pamundura per ti cuar ata para drejtesise.

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›