SHBA-të thirrje Bangladeshit të njohë Kosovën
Dakë -Shtetet e Bashkuara i kanë kërkuar Bangladeshit, që të njohë pavarësinë e Kosovës. Ambasadori amerikan në Dakë, James F. Moriarty, gjatë një takimi me ministrin e Jashtëm të këtij vendi, Dipu Moni i ka kërkuar vendit që zë vendin e tretë për popullsi myslimane në botë. Ambasadori amerikan ka shtuar se po bëhen përpjekje për një takim me kryeministren Sheik Hasina për t'i caktuar një takim me presidentin Barak Obama.
"Ne diskutuam çështjen bileterale", u tha ai gazetarëve pas takimit me ministrin e jashtëm. "Një çështje tjetër e madhe ndërkombëtare që unë iu referova edhe njëherë është çështja e njohjes së Kosovës", tha Moriarti. "Unë i bëj thirrje qeverisë së Bangladeshit që ta rishikojë çështjen, dhe nëse është e mundshme, të lëvizë përpara me njohjen". Ambasadori amerikan ka theksuar se 58 shtete e kanë njohur shtetin e Kosovës.