E Shtunë, 31 Tetor 2026

Bravo Enxhi!

07/03/10 19:53

Banorët kanë dalë jashtë dhe bisedojnë ndërmjet tyre duke shkëmbyer shaka dhe të qeshura. Teksa Eduardi pikturon banorët hapin një bisedë tjetër për Enxhin. Ata tregojnë për momentet që Enxhi i kishte bërë të dyshonin se ajo nuk ishte banore. Teksa tregojnë ata qeshin me momentet kur Enxhi kishte qenë kontradiktore në gjërat që thoshte. Sipas tyre Enxhi kishte thënë shumë gjëra që sipas banorëve nuk mund të jenë të vërteta për një vajzë të moshës së saj siç ishin kalimi i një deprësioni, lirshmëria e saj, shprehjet e saj etj. Jetmiri u tregon banorëve për disa nga bisedat që kishte bërë vetëm me Enxhin. Teksa flasin ata koplimentojnë lojën e saj si një aktore shumë e mirë. Në shtëpi Vëllai i Madh vendos një këngë të Rihanës që ishte dhe kënga e preferuar e Enxhit gjatë qëndrimit të saj në shtëpinë e BB. Sapo dëgjojnë këngën banorët thërrasin njëzëri Enxhi. Më pas ata bisedojnë për momentin e nominimeve. Kika tregon se ai dhe Jetmiri ishin befasuar kur Arbana thirri si të nominuar Enxhin sepse asnjëri prej tyre nuk e kishte nominuar. Më pas Jetmiri i tregon Rezit për momentet kur Enxhi i thoshte se e pëlqente dhe se për të, vetëm Enxhi kishte thënë se mes tij dhe Rezit kishte shumë besim. Teksa koplimentojnë lojën e Enxhit banorët qeshin me momentet kur kishin rënë nën grackën lojë së saj. if (window.ads_ad_block){ads_ad_block=ads_ad_block+1;}else{ads_ad_block=1;} function showAdBlock_2136(ppc_ad_block_count) { title = document.title; show_ads_id = 2136; show_ads_url = "http://www.kosoftads.com/publisher-show-ads.php"; block_count=ppc_ad_block_count; iframe_width=580; iframe_height=115; metainfo=document.getElementsByTagName('meta'); ref=document.referrer; showContentAds(metainfo); } setTimeout("showAdBlock_2136("+ads_ad_block+")",1000*(ads_ad_block-1));

Më shumë nga Sociale

Të gjitha ›