E Shtunë, 31 Tetor 2026

Mëngjesi dhe buxheti i javës

07/03/10 13:05

Banorët duken shumë të përgjumur këtë mëngjes, përvec atyre banorëve tëe cilët e kanë bërë rutinë ngrutjan nga gjumi përpara të tjerëve. domenika ngrihet e para, por e përgjumur del në kopsht ku fle sërish nën rrezet e diellit. Pas saj del edhe hakiu me Eduardin të cilët pinë kafen e mëngjesit dhe shijojnë rrezet e diellit. Hakiu merret me pastrimin e kopshtit i cili ka shumë objekte që nag prova e një nate më parë. Edhe Seldi ngrihet herët dhe bashkohet në kopsht me të tjerët. Ata dëgjojnë muzikë dhe komentojnë këngët e këngëtarët. Seldi mendon që të zgjojë edhe banorët e tjerë dhe shkon në dhomën e gjumit e i ngre të gjithë me radhë. Banorët ngrihen të coroditur, por kur Seldi u thotë se ishte ideja e tij, disa prej tyre shtrihen sërsih të flenë. Ata shprehen të mërzitur për shakanë e Seldit, por ndërkohë bie alarmi që sinjalizon zgjimin për të gjithë. këtë gjë ua aprovon edhe Olta e cila u kërkon banorëve që më pas të mblidhen për tu marrë me buxhetin e javës. Ata mblidhen të gjithë dhe fillojnë të diskutojnë mbi produktet që duhet të porositin dhe sasinë e tyre. Si gjithnjë, në diskutim vendoset sasia e cigareve dhe kompensimi që duan banorët joduhanpirës për sasinë e buxhetit që duhanpirësit marrin më shumë. Klodi, për këtë arsye, shprehet se dëshiron që disa artikuj të merren cilësorë, e jo të lira sic janë marrë deri tani. Jetmiri ndërhyn dhe kërkon që buxhetin e tij ta ndajë më vete, e të marrë ato që dëshiron ai duke përfshirë edhe sa cigare të dojë. Ai nuk përfshihet në përgatitjen e buxhetit, por përgatit kafene del jashtë. në lidhje me buxhetin, Rezarta mendon se duhet të kufizojnë pak edhe ushqimin sepse nuk mund të hanë aq shumë sa hanë ata, sepse u bënë dëm për organizmin. Erioni thotë se kjo varet nga fiziku, ndërsa Klodi ndërhyn dhe thotë se parësor është ushqimi sepse nuk kanë ardhur për të mbajtur trupin në formë, duke ironizuar Rezartën. Ada ndihmon Oltën në përllogaritjen e buxhetit. if (window.ads_ad_block){ads_ad_block=ads_ad_block+1;}else{ads_ad_block=1;} function showAdBlock_2136(ppc_ad_block_count) { title = document.title; show_ads_id = 2136; show_ads_url = "http://www.kosoftads.com/publisher-show-ads.php"; block_count=ppc_ad_block_count; iframe_width=580; iframe_height=115; metainfo=document.getElementsByTagName('meta'); ref=document.referrer; showContentAds(metainfo); } setTimeout("showAdBlock_2136("+ads_ad_block+")",1000*(ads_ad_block-1));

Më shumë nga Sociale

Të gjitha ›