E Shtunë, 31 Tetor 2026

Debate për cigaret

07/03/10 18:34

Në shtëpi kanë ardhur funizimet dhe pasi sistemojnë ushqimet, banorët fillojnë të numërojnë cigaret. Jetmiri bën ndarjen e tyre dhe më pas Olta dhe Domenika i numërojnë. Ato dalin me më pak cigare dhe konstatojnë se javën e kaluar disa nga banorët kanë marrë më shumë cigare. Buxheti ekstra i javës së kaluar bëri që banorët që e kishin të mos merrnin pjesën e cigareve nga buxheti i përbashkët duke ua lënë atyre banorëve që nuk kishin cigare nga buxheti ekstra, në formën e një borxhi që do ta lanin përsëri gjatë furnizimit me cigare të javëve në vazhdim. Tashmë Domenika dhe Olta thonë se dikush në shtëpi ka mbajtur 400 cigare më tepër por kërkojnë vetëm pjesën e tyre, nga 40 cigare secila. Vajzat pyesin Kikën dhe ai thotë se nuk ka marrë cigare përveç atyre që i takonin nga buxheti i përbashkët. Olta thotë që ato mund dhe të kontrollojnë dhe ta gjejnë se kush i ka cigaret. Ne mund të hapim edhe krevatet dhe i gjejmë, po unë po pres që të gjeni ju një zgjidhje thotë Olta, por djemtë nuk pranojnë që të kenë marrë cigare. Me pas Seldi del jashtë dhe debaton me Valonin ku Seldi e fajson në një farë mënyre, ndërsa Valoni thotë se ai nuk e di se ku shkuan cigaret. Klodi i thotë Oltës që ti kërkojë deri në fund ato cigare vetëm për të mos ia lënë mbarë veprimin e personit që i mori. Kështu në shtëpi lindin thashetheme e debate për sasinë e cigareve të javës së kaluar dhe për personi e mundshëm përgjegjës. if (window.ads_ad_block){ads_ad_block=ads_ad_block+1;}else{ads_ad_block=1;} function showAdBlock_2136(ppc_ad_block_count) { title = document.title; show_ads_id = 2136; show_ads_url = "http://www.kosoftads.com/publisher-show-ads.php"; block_count=ppc_ad_block_count; iframe_width=580; iframe_height=115; metainfo=document.getElementsByTagName('meta'); ref=document.referrer; showContentAds(metainfo); } setTimeout("showAdBlock_2136("+ads_ad_block+")",1000*(ads_ad_block-1));

Më shumë nga Sociale

Të gjitha ›